-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: SHBA-BE, presion Serbisë, ku janë të zhdukurit?

Kryesoret

Vjosa Osmani, tha se Serbisë duhet t’i bëhet presion me qëllim që të arrihet marrëveshja për personat e zhdukur në Kosovë.

“Siç e dini, në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve me dhunë. Institucionet e Kosovës janë duke bërë të pamundurën që Serbia të japë të dhënat”, tha Osmani.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia po bisedojnë edhe për çështjen e të pagjeturve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që është bartës i dialogut politik, ka deklaruar më herët se Serbia nuk ka pasur gatishmëri.

Ai ka thënë se mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket marrëveshjes, kanë të bëjnë me tekstin e saj.

Kosova kërkon që të përdoret termi “zhdukje me dhunë”, ndërkaq Serbia kërkon përdorimin e termit “persona të zhdukur”.

“Për fat të keq Serbia akoma nuk e ka pranuar këtë propozim. Por shpresojmë që me trysni ndërkombëtare që përfundimisht të arrihet kjo marrëveshje”, theksoi Osmani.

Kurti, së bashku me Osmanin, bëri homazhe para obeliskut për të pagjeturit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit