Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e sotme nga një vrasje e dyfishtë me armë.

Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur Alban Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe.
Prindër të tre fëmijëve. Dy bashkëshortët u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës, Arsen (Hamza) Muskurti 38 vjeç.
Sherri ishte i vjetër dhe autori e kishte paralajmëruar në Facebook me disa postime atë që ndodhi sot.
Shkak ishte pronësia e një agjencie turistike, e themeluar nga dy vëllezërit, por më pas e kishte marrë në administrim të plotë Dritani.
Këtë vendim Arseni nuk e pranonte dhe gjithçka përfundoi te plumbat.