Briken Shkëmbi është i arrestuari i tretë për prodhimin e kriptomonedha së bashku me shtetasin turk Faruk Fetih Ozer.
Shkëmbi, 36-vjeçar, jetonte në Tiranë, por ai u kap së bashku me nipin e Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu. Ata kishin bashkëpunuar dhe fshehur turkun e “kriptmonedhave”, i cili prej më shumë se një viti kërkohej nga gjykata e Turqisë.
Ai ishte arratisur nga Turqia me 2 milion dollarë. Mësohet se Faruk Ozer, i njohur si mbreti i Bitcoin është vënë në pranga në plazhin e Palasë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për mashtrim me qindra milionë dollarë.
Bashkëpunimi me nipin e Dukës
Prej disa muajsh jetonte në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ai ishte vendosur nën përgjim prej disa muajsh. Policia arriti që ta lokalizonte dhe arrestonte.
Dyshohet se banesën në Elbasan ja ka sigurua nipi i Dukës, kreut të FSHF-së.
Haxhiu është arrestuar edhe vitin e kaluar më të njëjtën akuzë, por u lirua. Banesa me qira mendohet se është marr në emër të Edevaldo Haxhiut.