Përgatitje për dasmën e të bijës kishin filluar në familjen e Sahitaj. Vetëm pak ditën e ndanin Marjanën të celebronte dashurinë e saj me bashkëshortin që sa ishte kthyer nga Anglia.
Por gëzimi u kthye në zi. Familja tashmë ka hapur dyert e morti, gëzimi i tyre u ndërpre nga aksidenti tragjik që i ndodhi të bijës. E gjitha u zhvillua në derën e shtëpisë e u pa fare qartë nga familjarët. Një makinë “Audi”, e cila drejtohej nga Sajmir Thaçi, i mori jetën të resë.
Thaçi ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Familjarët, të cilët panë të gjithë skenën makabre, teksa makina “Audi” iu hyri në oborr të shtëpisë, nxituan ti shpëtonin jetën Marjanës. E dërguan atë në spital, por vajza nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve.