-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama hapi bastet, Çuçi: Po e bëjmë për popullin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot i hapi rrugën rikthimit të basteve sportive në Shqipëri.

Së bashku me “shpurën” e drejtorëve të administratës, por edhe drejtuesve të federatave që kishte mbledhur, ai renditi arsyet përse duhen rihapur.

Mes atyre që folën ishte edhe ministri i Brendshëm. Bledi Çuçi tha se një ndër arsyet që po mendojnë rihapjen e basteve është për të mbrojtur edhe qytetarët nga konfliktet.

“Duke qenë në një terren të paligjshëm. Bastet online. E lë konsumatorin tërësisht në dorën e të paligjshmit. Duke qenë të paregjistruar dhe paligjshëm.

Nëse një konsumator fiton një shumë të caktuar dhe pronari i kësaj platforme mundet të mos i kthejë as lekët dhe nuk ka ku mbrohet.

Duke u lincencuar krijohet marrëdhënia me shtetin dhe konsumatori është i mbrojtur nëse i shkelet e drejta.

Kjo do të çojë edhe në formalizimin dhe dëshirën për t’u formalizuar, pasi cdo konsumator do të dojë të luajë në një terren të mbrojtur.

Krijohet një tjetër konflikt që mund të çojnë në konflikte të tjera kriminale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit