Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një 54-vjeçare është vetëplagosur me thikë.
Si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi
Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.