-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i çoi në SPAK, reagon Autoriteti i Dosjeve: Puna jonë, jashtë ndikimit politik

Kryesoret

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar, pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i paditi këtë të enjte në SPAK.

Përmes një deklarate në Facebook, “Dosjet” kanë thënë se puna e tyre është jashtë ndikimit politik.

Në reagim theksohet se akuzat e ish-presidentit Meta janë të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.

Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar”, njofton Autoriteti i Dosjeve .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit