-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu me Kurtin, sindikalistët kërkojnë ndihmë nga politikanët

Kryesoret

Përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve që janë në grevë thanë se po bëjnë përpjekje që të nisin dialogun me Qeverinë e Kosovës. Në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, pas një takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se do i kthehen normalitetit.

“I lus deputetët të mos pushojnë së vepruari, që të mundohen së bashku me ne që të gjejmë një derë të hapur në Qeveri. Qeveri e cila, e cila ne konsiderojmë se për momentin po dëshiron ta shtypë zërin sindikalë”, tha Jasharaj.

Në grevë, përveç punëtorëve të arsimit janë edhe shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Ata po kërkojnë 100 euro shtesë për çdo punëtorë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Por, në fund të gushtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se është bërë ekzekutim i pjesshëm të pagave.

Qeveria argumenton se nuk mund të paguajë punëtorët që janë në grevë, ndërkaq sindikalistët kërkojnë që ekzekutivi të mos ua ndal pagat, pasi e konsiderojnë si joligjore.

Jasharaj tha se u kanë dërguar ftesë për takim dhe kërkesë për ndihmë të gjitha partive në Kuvendin e Kosovës. Ai po ashtu tregoi se ka marrë një ftesë për takim edhe nga kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ne i kemi thënë kabinetit të saj po [për takim], por ende nuk kemi datë e jemi në pritje. Urojmë që presidentja t’i shohë palët e barabarta, mos ta shohë njërën palë më të privilegjuar dhe si njeriu i parë i Kosovës po urojmë, edhe te Zoti, që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë do të fillojë dhe kemi shpresa edhe tek ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, tha Jasharaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit