Ditën e sotme u prezantua Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendëson në këtë post Muhamet Rrumbullakun.
Ministria e Brendshme thotë se ish-drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi.
Kjo lëvizje pritet të pasojë atë që është paralajmëruar më parë; Muhamet Rrumbullakun në krye të policisë së shtetit.
Gledis Nano u shkarkua ditën e mërkurë për mungesë të rezultateve në luftën kundër krimit.