-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë tha Berisha? “Mbreti” i ri i basteve dhe kush e zhduku Vis Martinajn

Kryesoret

Policia e Shtetit ndodhet në një moment të vështirë.

E “pushtuar” nga ngjarjet kriminale nga veriu në jug, pa asnjë përgjigje për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe në pritje të drejtorit të ri.

Më shumë informacion ka pasur në media në krahasim me atë që ka publikuar policia për biznesmenin e basteve.

Policia nuk di të thotë se ku ishte pika e fundit që u pa, me kë ishte dhe cila është pista kryesore që po hetohet. Prej 7 gushtit 40-vjeçari humbi gjurmët.

Në kulmin e aludimeve nëse është krim apo inskenim, qeveria zyrtarizoi hapjen e basteve online.

Sali Berisha tha dje se pas basteve në krye të “perandorisë” së re do të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Këtë lëvizje të fundit për bastet ai e lidhi edhe me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Për akuzën e ish-kryeministrit nuk ka pasur asnjë reagim nga Olsi Rama apo i vëllai kryeministër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit