-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç do dronët turq, Erdogan: Gati të ndërmjetësojmë për targat me Kosovën

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave.

“Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan të mërkurën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Procesi pritet të zgjasë dy muaj.

Serbia kërkon negociata për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Qeveria e Kosovës nuk pranon një gjë të tillë.

Vuçic ka thënë se në takimin me Erdoganin kanë diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak.

Ai ka përsëritur se Serbia dëshiron të blejë dronë turq “Bajraktar”.

“Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë para sesa ishim pajtuar në të kaluarën dhe të ofrojnë qindra miliona euro”, ka thënë Vuçic.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit