Ditën e sotme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit e partive politike.
Takimi i parë do të jetë me Lindita Nikollën në kryesinë e Kuvendit. Më pas diplomatja amerikane do të takojë deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.
Selia diplomatike amerikane në Shqipëri nuk e njeh grupin e Sali Berishës.
Ish-kryeministri u rikthye në krye të partisë pas shpalljes non grata.