Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me paketën e re të qeverisë për të ndihmuar qytetarët.
Ai u shpreh se paketa anti-krizë e qeverisë, është qesharake.
“Paketa e pare 3-mujore ishte per periudhën prill-qershor por nga ana tjetër qe nga 1 korriku qeveria nuk ka dhëne asnjë qindarke ndihme per shtresat në nevoje, pensionistet dhe sektorëve te ekonomisë (përfshirë transportin). Gjithashtu rritet me 700 milionë lekë fondi rezerve i Këshillit te Ministrave.
Vendosja e një fondi prej 1.67 miliardë leke per t’ju shpërndarë institucioneve sipas kërkesave qe mund te prezantojnë ne vijim per kompensimin e kostove te rritura ne ndërtim. Ky fond do te përdoret pasi institucionet te kenë përdorur hapësirat ekzistuese buxhetore, pasi sipas deklaratave te vete përfaqësuesve te qeverise, vlera totale e kompensimit përllogaritet afërsisht 70-80 million euro.
Rritet fondi per subvencionimin e qirave me 1.72 miliardë leke, pasi qeveria shprehet se fondi fillestar prej 1 miliardë leke është ezauruar tashme por përsëri ka njerëz qe jetojnë ende ne çadra nga tërmeti i fundit. Rritet fondi per tekstet shkollore “falas” si edhe transportin e mësuesve dhe nxënësve me1.2 miliardë leke”, tha Agalliu.









