Raundi i ndeshjeve të kësaj fundjave në Premier League do të shtyhet si shenjë respekti për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II.
Premier League angleze ka nxjerrë deklaratë zyrtare ku njofton shtyrjen e ndeshjeve të fundjavës.
“Për të nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti, raundi i ndeshjeve të Premier League të kësaj fundjave do të shtyhet, duke përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”, thuhet në deklaratën e ligës.
Richard Masters, Shefi Ekzekutiv i Premier League, tha “Ne dhe klubet tona dëshirojmë t’i bëjmë homazhe shërbimit të gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tonë”.
“Si monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ka qenë një frymëzim dhe ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme pas një jete të përkushtuar”.
“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e admiruan atë, dhe ne bashkohemi së bashku me të gjithë ata që vajtojnë vdekjen e saj”, vijoi ai.









