Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë. Dyshohet se ka shumë të lënduar, shkruan index.hr.
Siç mëson jozyrtarisht media kroate, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndaluar.
Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur pesë persona duke përfshirë makinistin dhe konduktorin.
“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajicit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.