Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e mërkurë në Francën, në zonën e Evires.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë ndërruar jetën dy shtetas shqiptarë. Po ashtu është mësuar se kanë mbetur të plagosur dhe 3 të tjerë.
Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.
Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë.