-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikata e Sektorit Privat, kërkon nga qeveria të subvencionojë punëtorët

Kryesoret

Sindikata e Sektorit Privat ka kërkuar me urgjencë që punëtorët e Qeverisë së Kosovës të subvencionohen direkt nga shteti.

Kjo për faktin pasi që, sipas tyre, 95 për qind e punëtorëve në sektorin privat nuk do të jenë në gjendje t’i marrin këto mjete.

Këtë kërkesë ia adresuan edhe përmes një letre zyrtare kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, edhe pas 7 dite, Sindikata e Sektorit Privat nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shefi i ekzekutivit.

“Realisht ne nuk kemi marrë asnjë informacion nëse që është pranuar kërkesa jonë. Vetë fakti që në momentin kur nuk kthen një përgjigje pozitive në mënyrë automatike nënkuptohet që kërkesa refuzohet. Kështu mundemi me kuptu që dje janë bërë 8 ditë prej që i kemi shkruar zyrtarisht dhe ata nuk kanë kthy kurfarë përgjigjeje, konsiderojmë që ata duan që në heshtje me kalu këtë”, tha për Front Online Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat.

Megjithatë, sipas tij, punëtorët e Sektorit Privat nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Azemi thotë se do të presin deri më 20 shator 2022, pastaj do të shqyrtojnë nëse do të hyjnë në grevë.

“Ne kemi marrë vendim që të presim deri më 20 të këtij muaji, dhe të shohim se si po veprojnë të dyja palët, edhe Qeveria edhe punëtorët e këtij sektori. Nëse ata vendosin që të futen në grevë. Por, po shihet që kushtëzimin e ka bërë me qëllim, pasi që nuk po e bënë më të mirën më të vogël kundrejt punëtorëve të sektorit privat”, u shpreh Azemi.

Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit