-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali me lobimin rus, Paloka “shigjeton” Bashën: E blenë dhe e shitën

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas shkrimit të BBC-së ku një zyrtar amerikan deklaronte se Rusia kishte financuar 500 mijë dollarë për fushatën e PD-së në Shqipëri në 2017.

“Kur futesh ne pazar, blen dhe shet po dhe te blejne e te shesin…! Kujtese per te tjerët” shkruan ai.

Genc Pollo thotë se do të kërkojë ngritjen e komisioni të posaçëm për të hetuar rolin e Lulzim Bashës.

“Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

Raporti i auditimit duhet t’u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në ëebsitin e partisë.

Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash nga aksesi në llogaritë bankare deri tek ëebsiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij.

Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.

Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit