Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre për disa minuta pasditen e sotme me kërkesë të grupit të PD-së. Shkak ishte debati mes Jorida Tabakut dhe drejtueses së seancës Ermonela Felajt, që nuk i dha fjalën. Grupi i PD-së u mblodh për të firmosur një ankesë me shkrim kundër Felajt.
Debati në kuvend
Ermonela Felaj: Kjo ishte për të mos e zgjatur më këtë gjë. Ministri i Brendshëm nuk hyn te marrëveshjet e ekstradimit, por i Drejtësisë, që e shpjegoi.
Jorida Tabaku: Dua të tërheq vëmendjen…
Ermonela Felaj: Nuk jeni në kushtet që t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën
Jorida Tabaku reagon nga vendi
Ermonela Felaj: Kur të mësohesh të flasësh me edukatë atëherë edhe do të kesh të drejtën ta marrësh fjalën, sa kohë nuk komunikon me etikë, nuk mund të bësh grifshën.
Jorida Tabaku: Shumë e nderuara drejtuese e seancës, kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për drejtuesen e seancës për uzurpim të së drejtës së të folurit.
Ermonela Felaj: Ndërpritet seanca për dy minuta.