-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi rus, Balla: Dosja e Bashës në Gjykatën e Lartë, plaku Mere dhe krismat

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla kërkoi nga deputetët në Kuvend miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për të parandaluar financimet e huaja, referuar 500 mijë eurove të Rusisë për PD-në.

Për këtë dosje që u hetua Lulzim Basha dhe që Apeli e pushoi, Balla tha se çështja është në gjykatën e Lartë. Ai tha se do i shkojë deri në fund. Përveç PD-së, Balla tha se ka dyshime që rusët kanë financuar edhe media në Shqipëri.

Ik plaku “Mere”, (Berisha ikën nga salla) ik. Të dëgjosh Saliun kur flet për korrupsionin është si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. Shumë prej jush edhe plaku Mere që iku.

Kur e kam ngritur në 2017 në këtë sallë. Edhe Mondi, hë Mondi, sa herë çoheshe dhe thoshe Taulanti ja fut kot. Edhe Gjekmarkaj në studiot televizive. Ne nuk jemi imunë.

Çështja vazhdon të jetë në drejtësi dhe shpresoj që gjykata e Larta ta zhbëjë një vendim të padrejtë të gjykatës. Te gjyqtari me inicialet L.S. keni mbyllur çështjet e pista. Kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë, tani që u prishët me Lulin thoni është e vërtetë.

Lërjani drejtësisë së re që po lind. Të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore tek ligji i partive politike, financimi dhe kodi zgjedhor për fushatën zgjedhore.

Ja pra, si është ajo shprehja “dëgjuam krisma”, e vërteta është që paska pasur krisma. Non grata i Bosnjës Dodik dhe i Shqipërisë (Berisha) janë problem për të gjithë Ballkanin. Sa kohë që pretendoni se do të bëni parti me një non grata udha e madhe u qoftë.

Edhe tani po hani njëri tjetrin. Saliu po bërtet më shumë për këtë çështje. Sa mijëra euro të tjera mund të jenë te financimi i mediave të caktuara përveç 500 mijë eurove te PD-ja. Protestat e opozitës të drejtuara nga Basha dhe Berisha jepeshin LIVE në televizionin rus” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit