Jeton lami, ish-oficeri i forcave operationales, i cli u arrestuar për shkak se kryente rolin e shoferit dhe shoqëroi të shumëkërkuarin e drejtësisë e Ervis Martinaj, është implikuar dhe në një tjetër çështje të rëndë.
Bëhet fjalë për atentatin e 17 korrikut në Fushë-Krujë, ku gjeti vdekjen kushëriri i Ervisit, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Lami dhe në këtë rast ka luajtur rolin e shoferit, sipas versionit të prokurorisë ai ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga një restorant te një servis në fshatin Larushk.
Prokuroria e Krujës po sheh mundësinë e marrjes në pyetje të Jeton Lamit për rolin e tij në ngjarje ku mbetën të vrarë tre të rinjtë.