-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draghi: Nuk ka asnjë parti italiane që ka marrë financime nga Putin

Kryesoret

Vetëm një javë e ndan kryeministrin italian, Mario Draghi nga largimi i detyrës.

Përpara se të largohet ai ka bërë të ditur se nuk ka asnjë parti në Itali që ka marrë financime nga Rusia.

Më 13 shtator Wahsingtton Post, publikoi një artikull ku theksonte se Vladimir Putin kishte financuar në mënyrë të fshehtë të paktën 300 milionë dollarë për partitë e huaja në 20 vende të botës.

Këto ngjarje shkaktuan bujë në Itali përpara zgjedhjeve, duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Enrico Letta se kishte pranuar financime nga Rusia në zgjedhjet e 25 shtatorit.

Partitë politike të ekstremit të djathtë, dikur të famshme për lidhjet e tyre me Rusinë sqaruan se nuk kanë marrë kurrë para nga Putin.

Kurrë nuk kam kërkuar dhe as kam marrë para, rubla, euro, dinarë apo dollarë nga Rusia. Hulumtimet përkatëse janë bërë prej vitesh dhe janë në vazhdim. 

“Asgjë nuk është gjetur kurrë sepse nuk ka asgjë,” tha Matteo Salvini.

Mario Draghi ka komunikuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për këtë çështje.

“Sekretari i Shtetit i SHBA-së konfirmoi se forcat politike italiane nuk ishin në listën e përfituesve të fondeve ruse”, tha Draghi në një konferencë për shtyp”, sipas Reuters.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit