-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi rus “ngre në këmbë” SHBA-në, Kim takon Ballën dhe Alibeajn

Kryesoret

Pas konfirmimit të administratës amerikane se Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë fushatën e PD-së në 2017, ambasada amerikane në Tiranë është vendosur në lëvizje.

Yuri Kim dje takoi kreun e KQZ-së dhe përfaqësuesit e partive politike duke i paralajmëruar për rrezikun.

Sot diplomatja amerikane do të takohet me dy kryetarët e grupeve, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve” deklaroi dje Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit