-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një grua dhe kushëriri i shefit pastronin paratë”, shkatërrohet banda e drejtuar nga shqiptarët

Kryesoret

Mediat italianë kanë bërë të ditur se një bandë e drejtuar nga një shqiptar nga burgu është goditur gjatë ditëve të fundit nga policia në Emilia.

Sipas mediave italiane, Hatim Husejini, 55-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është vënë në pranga. Ai dyshohet se ishte krahu i djathtë i Alfred Lecini, i cili ndodhet në burg dhe mendohet se është drejtuesi i bandës.

Lecini është arrestuar gati dy vite më parë, sapo mbërriti në Itali, pasi sipas mediave italiane, drejtonte grupin nga qyteti i Elbasanit. Ai është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga edhe Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken. Ai lëvizte mes Reggio-s dhe Parma-s. Ai u kap në një BMW X6, ndërsa iu gjetën 4 mijë euro cash. Në pranga u kap edhe italiani Marco Cantori, të cilit iu gjetën 70 gramë kokainë.

Artikulli i medias italiane vijon më tej duke zbuluar se dy personat që merreshin me pastrimin e parave të grupin, ishin 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha, e cila është arrestuar në Brescia dhe i janë gjetur 79 mijë euro cash, si dhe 26-vjeçari Fabion Lecini, i cili është kushëri i bosit të dyshuar të grupit, shqiptarit Alfred Lecini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit