-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse SHBA nuk mund ta shpëtojë Evropën në dimër?

Kryesoret

Evropa ndodhet në një situatë aspak të mirë sa i përket energjisë elektrike. Të gjthë i kanë sytë nga SHBA.

Por përse nuk mund ta shpëtojë SHBA, Evropën?

Grupet amerikane të energjisë të cilat janë aktive në minierat e argjilorit, paralajmëruan se nuk mund ta shpëtojnë Evropnën.

Dhe e gjithë kjo po ndodh në kushtet e frikës se një ulje e madhe e eksporteve ruse të arit “të zi” do ta çojë çmimin e tij mbi 100 dollarë për fuçi. 

Edhe pse tregjet e naftës janë qetësuar javët e fundit, afati mund të përfundojë kur të fillojë embargoja e BE-së mbi eksportet ruse të mallit hyjnë në fuqi të plotë më vonë këtë vit. 

Sekretarja e SHBA, Janet Yellen paralajmëroi këtë javë se embargoja “mund të çojë në rritje çmimet e naftës”.

Me duart e lidhura

Por drejtuesit e grupeve aktive në fushat e shist argjilorit në SHBA, të pasura me rezerva nafte dhe gazi që mund të përdoren për të lehtësuar krizën energjetike të Evropës, theksojnë se ata nuk do të jenë në gjendje të rrisin furnizimet sa duhet për të parandaluar mungesat e dimrit.

“Nuk është se SHBA mund të pompojë shumë më tepër. Prodhimi ynë është ai që është, tha Will Vanloch, kreu i grupit të kapitalit privat Quantum Energy Partners, një nga investitorët më të mëdhenj të argjilorit. 

“Nuk ka asnjë paketë shpëtimi të afërt,” shtoi ai. “As nga ana e naftës dhe as nga ana e gazit”.

Eksportet amerikane të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm janë rritur për të përfituar nga çmimet më të larta në Evropë, por tani janë afër kulmit, thanë drejtuesit e industrisë, duke paralajmëruar se rritja e prodhimit të papërpunuar do të ishte më pak se parashikimet e qeverisë me rreth 1 milion fuçi në ditë.

I pyetur në lidhje me perspektivën e një rritjeje të madhe të prodhimit nga industria e argjilorit në SHBA, Scott Sheffield, CEO i Pioneer Natural Resources, tha: “Jo, nuk e shoh që paketa e shpëtimit të vijë. Ne nuk po shtojmë platforma dhe nuk shoh që dikush tjetër ta bëjë këtë”.

Çmimet e naftës së papërpunuar mund të rriten mbi 120 dollarë për fuçi këtë dimër, ndërsa furnizimet tkurren, theksoi ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, ka deklaruar se shitjet e naftës nga Rusia mund të bien me 20%, kur embargoja e BE-së të hyjë në fuqi të plotë.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1 për qind në 94 dollarë për fuçi pas raportit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit