-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjakova nën ujë! Opozita sulmon Kurtin: Dil në terren

Kryesoret

Kosova është përfshirë nga moti i keq me përmbytje në disa qytete. Opozita ka reaguar duke dalë në terren dhe kërkuar qeverisë që të përballet me situatën për të ndihmuar banorët.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje urgjente Qeveria që t’i qëndrojë afër nevojave të menjëhershme që kanë komunat e prekura nga vërshimet të shtunën.

Krasniqi tha “lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar ndërhyrjen emergjente nga institucionet qendrore në Prishtinë pas vërshimeve dhe përmbytjeve në Gjakovë dhe Rahovec.

Rahoveci dhe Gjakova janë dy komunat që janë prekur më shumë nga vërshimet e sotme. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi ndihmë urgjente nga niveli qendror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit