Dy të dyshuarve për veprën penale të rrëmbimit në rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi u është vazhduar masa e paraburgimit.
Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më datën 08.04.2021 kanë planifikuar dhe në koordinim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer Bedri Rexhepin, i cili deri tani rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Dy të dyshuarit, të cilëve iu është vazhduar paraburgimi, janë familjarë të afërt, me konkretisht, vëllai dhe kunata e të dyshuarit Jeton Vllasaliut.
Ndryshe, janë bërë më shumë se 17 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, por familja akoma nuk ka një përgjigje për fatin e tij.
Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet për të.
Mediat në Kosovë në vazhdimësi ka shkruar në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.