-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxorën armët në mes të Mirditës, policia u vë prangat të dyve (EMRAT)

Kryesoret

 Glodian Gjoka e Pashk Prenga janë arrestuar ditën e sotme nga policia e shtetit.

Mbrëmjen e djeshme mes dy të arrestuar ka pasur një konflikt, ku Gjoka ka qëlluar me armë në drejtim të Prengës, për ta kërcënuar.

Ky i fundit shpëtoi pa lëndime, por shkoi me armë në banesën e Gjokës për të larë hesapin. Policia ka njoftuar se konflikti ka përfunduar pa të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj., 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P., 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur ditën e djeshme, shtetasi G. Gj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur shtetasin P. P. Më pas, shtetasi P. P. dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj. dhe ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit