-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 7 zyrtarë në Kosovë për korrupsion miliona euro

Kryesoret

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet kompetente të drejtësisë ka zhvilluar një aksion operacional në vazhdën e rastit “Brezovica”.

Ky aksion është vazhdimësi i rasteve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.

Në mesin e këtyre të arrestuarve, është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, i cili dyshohet se ka përfituar 1 milion euro jashtëligjshëm nga dhënia e lejeve për ndërtim të villave në zonën e Brezovicës.

Nga ky aksion, janë arrestuar gjithsej 7 persona, tre prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje e dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim të ndikimit.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale.

Ndaj personave të dyshuar Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se brenda afatit ligjor pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Nga pesë aksionet e mëparshme të policisë dhe prokurorisë në këtë rast, deri më tani janë arrestuar 26 të dyshuar, prej të cilëve 4 janë liruar në procedurë të rregullt dhe 19 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, kurse u janë bllokuar afër 6 milionë euro.

Ndërsa, tre të dyshuarve në këtë rast, iu është caktuar masa e sigurisë, me të cilën iu është urdhëruar paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit