-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta spiun? Shefja e Dosjeve: Ju tregoj arsyen pse vepruam me urgjencë

Kryesoret

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula ka sqaruar sot në komisionin e Ligjeve arsyet e dërgimit me urgjencë drejt Kuvendit të shkresës me rezultatet e kërkimit për Ilir Metën, pra sipas këtij institucioni, se ka rezultuar ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Arsyeja e parë ishte sepse kuvendi është ligjvënësi. U veçua sepse për të ishte kërkuar më parë verifikim figure. Subjektet e tjera nuk ishte se kuvendi kishte kërkuar verifikim të figurës.

Ne po i dërgonim informacion të njëjtit subjekt që e kishte kërkuar. Ishte akt administrativ. Akti jonë, nëse nuk do të kishte mburojë do të fillonim kërkimet.

Sa i përket urgjencës, përgjigjet që kërkojnë verifikim figure janë të karakterit të urgjencës, sepse ndodhet organi përballë zgjedhjes. Për verifikim figure ose dëm civil lëvizim me urgjencë” tha Sula.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se “Emri Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment në dosjen që përmend Autoriteti”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit