-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Versioni tronditës/ Berisha: Vis Martinaj i ndarë në 6 copa?

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish sot për Ervis Martinajn dhe zhdukjen e tij të mistershme. Ai tha se sapo Martinaj u zhduk u hapën bastet, duke akuzuar se pas lojërave të fatit qëndron vëllai i Edi Ramës.

Gjithashtu kryetari i PD-së komentoi lajmin e disa javëve më parë që është gjetur trupi i Ervis Martianjt i ndarë në gjashtë pjesë. Për këtë lajm Berisha e drejtoi gishtin nga portali i Baton Haxhiut dhe akuzoi prokurorinë për heshtje.

Ja morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është, por e di vetë ai (Rama) ku është. Ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit, Olsi Rama është i përfolur si njeri në hije i lojërave të fatit. Thoshte ky, ku është? Shko e pyet Batonin.

Sepse ata e dinë. A nuk shkruan ata, se është në gjashtë copë në prokurori? Shkoni tani. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do të thoni ju nuk e tha Fuga, por e thanë “fugat” e tij.

A nuk ishte Baton Haxhiu që thoshte Linda është për presidente? Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Është ai është zëvendësi i familjes. Dhe ky shkruan në gjashtë pjesë. Mirë ky që shkruan, po prokuroria?

Thuhet se mban një kufomë të ndarë në gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim. Sepse është e kontrolluar nga Rama. Nëse është në gjashtë copa familja njoftohet. Pastaj kthehet dhe pyet po e gjejmë por nuk kemi prova. Ca provash? I ke nxjerrë me Batonin dhe Imerin” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit