-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti i Sigurisë pas kërcënimeve: Kurti duhet mbrojtur

Kryesoret

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, gjatë një interviste për mediat kosovare ka theksuar se Agjencia Kosovare për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës duhet të bëjnë një vlerësim për mbojtjen e Albin Kurtit.

Disa ditë më parë disa dokumente të publikuara, theksonin se Kurti ka qenë shënjestë për ta vrarë.

Ibishi tha se nuk ka nevojë për shqetësim të veçantë, duke rekomanduar që Qeveria duhet të merret me detyra sa u përket çështjeve të brendshme.

“Mediumi i Shqipërisë doli me disa të dhëna.

Agjencioni Kosovar i Inteligjencës në bashkëpunim me agjenci të tjera të rajonit, por edhe të superfuqive që janë prezente në misionin në Kosovë kanë informacione të mjaftueshme paraprake me qëllim që të parandalohet një rrezik i tillë i një atentati të mundshëm dhe gjithashtu kemi Policinë e Kosovës e cila ka njësitin e veçantë që bëjnë vlerësime për kërcënime të tilla dhe parasheh masa plotësuese për mbrojtje të afërt dhe eskortës. Nuk ka nevojë për një shqetësim të veçantë”.

“Shqetësim ka qenë atëherë kur ishte tentativa për grushtet dhe atentat për ish-kryeministrin e atëhershëm Gjukanoviq në Mal të Zi dhe falë këtij bashkëpunimi ajo u parandalua.

Edhe në aspektin parandalues të inteligjencës që merr informacione paraprake, por edhe të reagimit nga Policia e Kosovës nuk ka ndonjë rrezik për ndonjë atentat në kryeministrin

Më tepër na duhet t’u kthehemi punëve çfarë i kemi detyrat e shtëpisë dhe të merremi me çështje tjera. Mendoj që këto çështje lidhen me sektorë të sigurisë qoftë inteligjencës ose Policisë që mbulojnë këto subjekte”, tha Ibishi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit