Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbasditen e kësaj të diele.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.