-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dogjën makinën! Flet vajza që trazoi Bilishtin: Herën tjetër do më vrasin

Kryesoret

E reja nga Bilishti Deizi Arapi ka reaguar duke folur për mediat pas djegies së makinës mbrëmjen e djeshme, që është e dyta brenda pak kohësh.

Vajza që u bë e njohur pak muaj më parë pasi u arrestua me argumentin se xhiroi gomat e makinës dhe goditi policët. Në deklaratën e saj për mediat, Arapi tha se e pa autorin.

As kam vrarë, as kam prerë, as kam bërë ndonjë krim që të ngrihem në orën 2 e gjysmë të natës dhe të gjej këtë që shikoni dhe vetë.

Ju lutem se jeta ime është në rrezik, nuk mund të fle dot e qetë. Nuk mund të dal dot.

Nuk mund të parkoj dot makinën jashtë shtëpisë se do e gjej në këtë gjendje. Unë kam dyshimet e mia se kush ma ka bërë.

Kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, i kam me fakte.

Personi është treguar neglizhent se ka harruar edhe bidonin e benzinës që e ka hedhur.

I kërkoj shtetit që të paktën kësaj radhe të verë dorën në zemër, se kemi familjarë në shtëpi.

Dyshoj për një konflikt shumë të vjetër që ka të bëjë me heqjen e mamasë time nga puna dikur me një ish-kryetar që ka qenë në qytetin e Bilishtit, i cili e hoqi mamanë time nga puna në mënyrë mizore.

Patëm një konflikt me kryetarin sepse na përplasi derën turinjve dhe që prej asaj kohe na u dogj makina ime.

I lutem shtetit të verë dorën në zemër, është hera e dytë, herën e tretë besoj do më gjeni ëleve e sigurt” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit