Deniz Klironomi, i kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasje, është vënë në pranga në Kolumbi.
Sipas mediave kolumbiane, ai ishte pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.
Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.
Në skuadër speciale me hetues nisën menjëherë punë për të gjurmuar hapat e tij, por sa herë që binin në gjurmët e tij, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.
Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.
Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin.
Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.