-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Falënderimi i takon zotit”, Gold AG bëhet baba për herë të dytë

Kryesoret

Reperi i famshëm Gold AG, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në “Facebook”, duke zbuluar se të birin e ka pagëzuar me emrin Front.

Postimi i plotë i Gold AG:

ELHAMDULILAH

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.

E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.

O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

26 Shtator 2022”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit