-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim dhe Balluku në Vlorë, zbulohet plani për anijet energjetike

Kryesoret

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim kanë vizituar TEC-et lundruese në Vlorë.

Excelerate Energy  dhe KESH janë partner për mirëmbajtjen e të dyja anijeve që gjenden në detin e Vlorës. Nga ana tjetër Excelerate Energy do të ndërtojë dhe TEC-in e Vlorës.

“Megavat orë për 2023 do të kushtojë 520 euro, ndërkohë që kosto nga këto njësi nga 170 euro te 200 euro. Anijet do të prodhojnë 15% të energjisë së vendit. Këto janë në një kontratë 2 vjeçare dhe Excelerate Energy , pas 2 vitesh mund ti blejmë përfundimisht këto anije. Mund ti japim me qira nëse nuk do t’i përdorim vetë,” është shprehur Belinda Balluku.

Ajo ka shtuar se fillimisht këto anije do të punojnë me naftë dhe më pas me gaz të lëngshëm. Sasi e emetimit dhe ndotja akustike janë sipas normave të vendosura nga Banka Botërore.

Nga ana tjetër ambasadorja Yuri Kim është shprehur se ka rëndësi të madhe që vendet e NATO-s të plotësojnë nevojat e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit