-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentoi policin i cili ndodhet në gjendje të rëndë, arrestohet shoferja

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një efektiv policie.

Është arrestuar drejtuesja e mjetit që përplasi policin.

Mësohet se efektivi Ferdindand Bahja ishte duke shkuar në një tjetër aksident, kur është aksidentuar vetë.

Raportohet se njëri prej efektivëve është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit