-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Prokurorët gjejnë fajtorët për ndërtimet pa leje

Kryesoret

Hetimet e thelluara të SPAK,  me ndihmën edhe të ekspertizës më të mirë të huaj të thirrur për këtë qëllim, kanë nxjerrë në dritë një komplot të mirëmenduar për të diskretituar Shqipërinë para vetes, para fqinjëve, para BE-së dhe faqe gjithë botës.

Hetimet për ndërtimet pa leje në sheshin Skënderbej, janë në një fazë të avancuar dhe megjithëse çështja është tejet komplekse prokurorët janë të bindur se autorët përgjegjës do të dalin së shpejti para drejtësisë.

Qysh në krye të herës, thonë burimet nga SPAK, duhet theksuar se kjo qeveri ka plot 10 vite që po e lufton fenomenin dhe krahasuar me vitin 1938  vihet re një tendencë e qartë ulje, me luhatje sporadike veçanërisht në vitet zgjedhore.

Ata që mendoheshin se janë përgjegjësit kryesorë të “ndërtimeve të mistershme” të kullave në mes të Tiranës, pa asnjë copë letër, janë krejt të pafajshëm.

“është si në filmat thriller”, – sqaroi një zëdhënës i Prokurorisë- kur të gjithë mendojnë se fajtori kryesor është X, befas del që  fajtor është ai që dukej më i pafajshmi. Kështu është edhe me ndërtimet pa leje në kullat e qendrës së Tiranës.

“Fakti që qeveria sapo shpërbleu me kontrata disa milionë euro, një nga ndërtuesit, i akuzuar kryesor’ është një argument thelbësor se ai është i pafajshëm. Ne jemi të lumtur që ai nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim. Ky qartësim nga ana e qeverisë na bëri që të mobilizojmë burimet tona njerëzore dhe të mos lemë jashtë pistës së hetimit askënd.”- tha një prokuror në kushtetet e anonimatit.

Qëllimi i vërtetë i ndërtimeve pa leje nuk ka qenë thjesht disa milionë euro më shumë. Ky argument bie poshtë, sepse të gjithë të lakuarit, kanë patur dhe kanë mundësi që të marrin qindra milionë euro nga kontratat publike.- tha një gazetare ekonomie e njohur për ekspertizën në tregun e ndërtimeve dhe real-estate.

“Qëllimi kryesor ka qenë diskretitimi i qeverisë dhe për rrjedhojë i vetë qeverisë shqiptare- tha një gazetar i njohur për raportimet kritike ndaj qeverisë. Me këto ndërtime pa leje, vijon gazetari kritik,  është synuar të zemërohen studiot më të njohura arkitekturore në Europë që po zbukurojnë Tiranën me kulla. Po hetuesit tashmë i kanë shkuar çështjes me themel. Pista kryesore është pista ruse. Dihet se rusët investojnë shumë për luftën hibride dhe nuk i kursejnë rublat në rrjetet sociale. Qëllimi i tyre final është destabiliteti. Ngaqë nuk po ja dalin në frontin e Ukrainës i janë kthyer Ballkanit.

Dyshohet se agjentura ruse  në bashkëpunim me atë iraniane duan të mbjellin pakënaqësi në popull duke përhapur parrulla krejt të pavërteta në rrjetet sociale. Janë inventarizuar me kujdes të posaçëm memet që qesëndisin qeverinë:  “kur nuk kontrolloni sheshin Skënderbej, si do të kontrolloni sheshin e Hasit”, apo “Qeveria në gjunjë para oligarkëve”, “Burgu për të varfërit është” etj etj.

Me apo pa dëshirën e saj, theksojnë burimet e mia, opozita është përfituesja kryesore nga kjo situatë- përfundoi raportimin e tij gazetari kritik me qeverinë.

Agjentë të policisë gjyqësore pas një hetimi disa javor kanë mundur të identifikojnë  edhe personat përgjegjës për ndërtimin e kateve pa leje. Dosja brenda pak ditësh do të shkojë në gjykatë. Prokurorët kanë tashmë dëshmi të plota për komplotin. Hetuesit kanë ecur me teorinë e përjashtimit për të mbërritur te fajtorët e kësaj situate të paprecedent.

Ndërtuesit janë përjashtuar sepse vetë qeveria brenda 24 orëve arriti në përfundimin se janë të pafajshëm dhe u dha edhe projekte të tjera.

Inspektorët e IKMT-kanë qenë të zënë duke prishur pishinat pa leje në bregdet.

Policia bashkiake nuk ka marrë frymë një minutë duke i vënë gjoba automjeteve në rrugët dhe rrugicat e lagjeve.

Policia e shtetit ka qenë e ngarkuar ngaqë dy turne ruan personat në kërkim.

Patronazhistët jane të shfajësuar se “ndërtimet pa leje” nuk janë në listën e detyrave që duhet të kryejnë.

Pavarësisht listës së gjatë të përjashtimeve, prokurorët arritën të gjejnë përgjegjësit për ndërtimet pa leje.Ashtu sikundër gjëja e rëndësishme fshihet në vendin më të dukshëm edhe fajtorët e ndërtimeve pa leja kanë qenë të dukshëm për të gjithë, por askujt nuk i kishte shkuar mendja për ta. Kush e kish menduar se rojet e objekteve do të përfshiheshin në komplot 

“Janë marrë të gjithë në pyetje dhe ka një karakteristikë të përbashkët e cila është neglizhenca në kryerjen e detyrës.

Të gjithë rojet kanë ngjitur me vendin e punës së tyre, tabelat e mëdha njoftuese ku jepen të dhëna të hollësishme për kullat. Si leja e ndërtimit, data e fillimit, data e mbarimit, numri i kateve mbi dhe nën tokë  etj.

“Si është e mundur që ata e kanë ditur saktësisht numrin e kateve që duhet të kenë kullat dhe nuk kanë njoftuar askënd. As përgjegjësin e punimeve, as nënkontraktorët, as blerësit e kateve pa leje dhe asnjë insitucion tjetër, përfshirë, inspektoriatin, policinë, ministritë e linjës etj.”

Rojet  po hetohen se kanë shkelur nenin 248 të kodit penal (shpërdorimi i detyrës).- përfundoi një burim i prokurorisë.

“Rojet duhet ta konsiderojnë veten me fat, sepse në kodin penal të Shqipërisë, nuk ka asnjë nen për tradhëti të lartë ndaj atdheut, ose për “spiunazh”- tha një avokat i njohur për parashikimet e tij në lidhje me arrestimet e mëdha që ndodhin në Shqipëri.

Tashmë është radha e gjykatës për të treguar që në këtë vend ASKUSH nuk qëndron mbi ligjin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit