-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pallati pa leje i Salillarit, Berisha: Skema e Ramës, e dëmshpërbleu me 8 milionë euro

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Gramshit është shprehur dhe për prishjen e pallatit të Salillarit.

Ai tha se Rama e dëmshpërbleu Salillarin me 8 milionë euro, për shembjen e pallatit, të cilin ky i fundit e kishte pa leje.

Në një kohë Puka si Gramshi, kanë potenciale shumë të mëdha. Por këtu nuk pyetet për asgjë, përveç pasurimit të tyre.

Janë dënuar me burg 3415 qytetarë, për çati, kotece e ndërtime pa leje. Sepse për tu ndjekur penalisht janë me mijëra. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin. E dini ju, mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama, si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra jo dy standarde, por është një diskriminim ndaj qytetarëve. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërme shpërblehet.
Pse, sepse ai i çon baulet me euro, ndan pallatin me të
,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit