-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse unë do i shoh katet pa leje? Rama: Bosët tani do i kapim me satelitët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama firmosi sot kontratën e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA.

Në fjalën e tij, Edi Rama tha se dy satelitët “Albania 1 dhe 2” do të parandalojnë ndërtimet e kateve pa leje. Ai tha se nuk është detyra e tij të shohë katet pa leje, por tani ky problem merr fund.

Më thoni një ndërtues të madh, apo abuzues të madh që ka përfunduar përpara gjykatës? I kanë munguar prokurorisë rastet? Jo. E kam thënë dhe e them, policisë së shtetit mund t’i vendosim mbi supe kritika sa të duam. Edhe të drejta.

Mund t’i kërkojmë sa të duam me të drejtë, por nëse prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transformimit të policisë. Do t’i ishin përgjigjur për të gjitha rastet, do të kishim rezultate spektakolare. Në raport me rezultatet domethënëse që kemi, por jo spektakolare.

Kemi një numër prokurorësh dhe gjyqtarësh që nuk kanë kaluar vettingun dhe vazhdojnë që të kryejnë krime. Qeveria ka marrë një vendim ekstrem në luftën kundër ndërtimeve pa leje. Me këtë vendim i kemi vendosur me shpatulla pas muri të gjithë këta.

Por zgjidhja e sotme i jep përgjigje përfundimtare “po si nuk i pamë”?. Nuk është detyra ime funksionale që të shoh kate. Edhe pse të gjithë jemi mësuar t’i ndjekim këto procese. Por është e pamundur të vazhdojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi.

Në do të kemi një krye-inspektorat në qiell që nuk ka parti, kushëri dhe emra të përveçëm. Ky ka një sy që i shesh të gjitha. Nuk do të ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje sapo nisen. Satelitët do të shohin cdo volum që do të ngrihet në sipërfaqen e tokës me një saktësi 70 cm” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit