-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtimet pa leje, Salianji: Fajtor është Rama, oligarkët po përdhosin vendin

Kryesoret

Deputeti dekomokrat, Ervin Salianji gjatë një deklarate për mediat këtë të enjte u shpreh se fajin për ndërtimet pa leje e ka qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Ai tha se se në Shqipëri është përdhosur shteti dhe se për kullat pa leje, prokuroria ka pjesën e saj të fajit.

“Pse nuk trajtohen oligarkët si qytetarët, pse nuk referohen nga policia dhe IKMT në varësi të kryeministrit në prokurori ndërtimet e paligjshme?

Pse nuk i rrethon policia dhe IKMT oligarkët e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet siç bëhet show me këdo, siç ndodhi me doktorin. I rrasin në burg për një kotec qytetarët. Duket qartësisht që është përdhosur shteti kokë e këmbë.

Kanë shmangur taksat dhe kanë përdhosur institucionet. Prokuroria ka pjesën e saj të fajit, çon të dobëtit për tu përballur me ligjin dhe jo oligarkët që e kanë kapur për fyti. Fajtorët e vërtetë janë Rama e qeveria. Pse ende qeveria nuk kthen përgjigje kush janë personat e ndërtimeve pa leje

Para dy ditësh denoncova një përbindësh pas meje është një përbindësh tjetër me vendim të dhënë nga Rama. Kulla ka lartësi 33 sipas lejes së kryeministrit dhe KKT, ka më shumë se aq.

Cilido në vend që ka bërë ndërtime e di që nuk vendos dot një tullë pa leje. Sot është mbushur sheshi kryesor , kryeqendra e vendit me ndërtime të paligjshme dhe kryeministri kërkon të bëjë përgjegjës të tjerët. A ka fuqi Rama sot të sjellë dhe të rrethojë me polici dhe t’i çojë në prokurori të fortët dhe të përballen si çdo qytetarët në vend? Nëse nuk ka fuqi ne do të jemi këtu për t’ua thënë çdo ditë. A ka këtu vendosje të shtetit nën hyqmin e oligarkëve?”, tha ndër të tjera Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit