Policia e Korçës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi R.C 45 vjeç, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.
Ndërsa shtetasi E.M 43 vjeç u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh 29 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.
Në pranga ka rënë edhe Gj.B 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.