Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar në “Kanionet e Pesturës”, në fshatin Progonat, të Tepelenës.
Fatmirësisht shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit W. L nga vendi ku ishte rrëzuar.
Aktualisht i riu po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.









