Policia e Durrësit ka shpallur zyrtarisht në kërkim Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësi”.
Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (2 Tetor) në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.
I njohur edhe me nofkën “Rrumi”, ai nuk është emër i panjohur për policinë, por edhe publikun. Në 2019-n, ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 nëntor pranë mbikalimit të Shkozetit.
Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho.