Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptarë pasi shpërndante lëndë narkotike.
Pas një hetimi shumë mujor të kryer nga Prokuroria e Narkotikëve rezultoi se për tetë muajt e fundit ai kishte qenë aktiv në trafikun e lëndëve narkotike, në zonat e Mesinisë dhe Arkadisë.
37-vjeçari, për të mbuluar veprimtarinë e tij të paligjshme përdorte lidhje telefonike, të cilat nuk janë deklaruar në të dhënat e tij reale, por në të dhënat e shtetasve të huaj të vendeve të treta, ndërsa sipas bisedave të tij me blerësit, ata komunikonin me fraza dhe një kod të veçantë.
Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe u konfiskuan rreth 4 kg kanabis, mbi 100 gram kokainë, 1 peshore elektronike, 1 celularë dhe rreth 6000 euro që dyshohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.
Gjithashtu, në një hetim të vijuar në një shtëpi tjetër të 37-vjeçarit, u arrestua një i afërm i tij 34-vjeçar, pasi u gjetën dhe u konfiskuan sasi kanabisi, me peshë totale prej -10.5- gram.