-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse askush nuk do të ulet pranë Erdoganit? Gjithçka ndodhi në darkën e sotme të Samitit të Pragës!

Kryesoret

Sot është mbajtur një takim me 44 krerë shtetesh dhe qeverish në Pragë. Ky Samit mbahet për themelimin e një “Komunitet Politik Evropian” kushtuar paqes. Me luftën në Ukrainë dhe një krizë energjetike të afërt në fond, bisedimet janë cilësuar si një moment historik.

Agresioni rus në Ukrainë e ka bërë të domosdoshme, madje thelbësore ruajtjen e unitetit kundër Presidentit Putin. Gjithashtu ka thelluar rivalitetet dhe ka ndezur konfliktet e ngrira e ka ringjallur konfliktet kufitare, nga Ballkani në Egje dhe Detin Kaspik.

Dy nga shtetet të cilat paraqesin problem është Armenia dhe Azerbajxhani. Ato janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me njëri-tjetrin. Kjo si pasojë e luftimeve në rajonin e Nagorno-Karabakut javët e fundit dhe që kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur.

Një tjetër lider që paraqet problem është Presidenti turk, Erdogan. Prania e tij është e rëndësishme në kontekstin e luftës në Ukrainë. Por e vështirë pas komenteve të tij këtë verë se Turqia mund të vendosë papritur një natë e të marrë ishujt e Egjeut nga Greqia.

Tjetër problem është mos njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga pesë vende të BE, Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia. Kjo ka bërë që Kosova, në tabelat ku prezantohen shtetet, shkruhet me fusnotë, pra “Kosova*”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit