Një pronar dhe një administrator lokali në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë.
Ata kishin përshtatur biznesin për të zhvilluar lojërat e fatit.
Policia ka sekuestruar 6 kompjuterë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat mund të organizohen lotari të palejuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Isa Boletini”, organizohej kjo veprimtari e paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabs”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. M., 31 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, pronari i lokalit dhe Sh. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarsia”, administrator i lokalit,” ka njoftuar policia.