Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në lagjen nr. 18, Korçë në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një fëmijë 3-vjeç.
Pas ndihmës së parë që i dhanë edukatoret, vajza u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihet si është gjendja e fëmijës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.