-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rama, i pafytyrë! Koha ta ndëshkojmë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon nga qytetarët që të zgjohen duke u ndërgjegjësuar për t’u ngritur me qëllimin largimin e Edi Ramës nga pushteti. Përmes një postimi, ai shprehet se Edi Rama po tenton të fajësojë Bashkimin Europian për shpopullimin e qëllimshëm.

“I pafytyri i “Rilindjes” kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e “Rilindjes” i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral.

Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve.

Sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët.

Koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit